Tensione dhe shtyrje fizike në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës së Jugut, Peci qëndron brenda sallës
25 nëntor 2026
| 16:29
Në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Jugut ka ndodhur një incident pak minuta më parë.
Incidenti fillimisht ka nisur mes dy asamblistëve, të cilët janë përplasur teksa kanë dalë nga dera e sallës.
Më pas, në përplasje janë përfshirë edhe asamblistët e tjerë.
Ndërkohë, kreu i Komunës, Faton Peci, shihet brenda sallës së Kuvendit.
Pas pak, edhe videoja nga momenti i përplasjes.



