Bashkimi më i mirë se Ylli

19 shtator 2021 | 22:13

Bashkimi ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 55:60 (13:13, 8:17, 21:17, 13:13), në kuadër të javës së dytë të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Ndeshjen më mirë e nisën mysafirët me një seri prej 0:5, e më pas duke kaluar në epërsi 6:12, sidoqoftë, çereku i parë përfundon 13:13. Edhe periudha e dytë nisi e baraspeshuar deri pranë rezultatit 20:21, kur prizrenasit shkëputen, duke shkuar në pushim me rezultat 21:30.

Në periodën e tretë vendasit ishin për një nuancë më të mirë, duke e zvogëluar epërsinë e mysafirëve dhe rezultati pas 30 minutash ishte 42:47.

Dy minuta nga fundi te rezultati 51:58, u mendua se mysafirët do të shënojnë fitore të sigurt, por therandasit ngushtojnë shifrat në 55:58, megjithatë, prizrenasit nuk e lëshojnë fitoren nga duart dhe triumfojnë 55:60.

Golden Eagle Ylli ka dy humbje në dy ndeshje, ndërsa Bashkimi një fitore dhe një humbje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trepça ka shënuar fitore kundër Prizrenit 16 me rezultat 97:90…