“Bashkohuni për një shoqëri të shëndoshë- event i madh të shtunën në “Lake Side”, në Vërmicë

13 dhjetor 2023 | 18:03

Moderatorja, ligjëruesja e njohur nga Shqipëria Grida Duma, si dhe avokatja e njohur nga Kosova Ermira Gavazaj-Gashi do të jenë folesë në eventin e madh “Për një shoqëri të shëndoshë” të organizuar nga Gresë Baraliu-Halili, e i cili do të mbahet në hotelin e njohur “Lake Side” në Vërmicë.

Si dukuri e pandalshme, e përsëritur si kurrë më parë kohet e fundit në shoqëri, lajmet e vrasje , vetëvrasje, gjendja depresive tek të rinjtë, ikja e të rinjve nga Kosova e ka shtyrë Gresë Baraliu-Halili që ta organizojnë një event të tillë.

Për qytetareve të cilët më shumë së kurrë iu duhet motivi dhe shpresa për një të ardhme më të mirë në event do të jenë të pranishme ligjëruesja e njohur nga Shqipëria Grida Duma, si dhe avokatja e njohur nga Kosova Ermira Gavazaj-Gashi.

Andaj për të parë më ndryshe të ardhmen tuaj ejani merrni pjesë në ketë organizim të madh që do të mbahet të shtunën duke filluar në orën 11 në hotelin Lake Side në Vërmicë-Prizren.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëntë ushtarë izraelitë janë vrarë të mërkurën pasi ranë në…