Basketboll, xhiroja e 22-të hapet në Pejë dhe Rahovec
Dy ndeshje të mërkurën dhe dy të enjten, do të zhvillohen në kuadër të xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës në basketboll.
Xhiro do të hapet në Pejë dhe Rahovec, ku do të ketë ndeshje interesante që do të startojnë nga ora 19:30.
Në palestrën “Karagaçi”, skuadra e Pejës pret kampionen në fuqi, Trepçën që nuk di për humbje në kampionat në 12-të ndeshjet e fundit.
Ndërkohë, Rahoveci 028 do të përballet me Borën në palestrën “Mizahir Isma” ku pritet një atmosferë e mirë në përkrahje të ekipit vendas.
Edhe përballjet e së enjtes, do të startojnë nga ora 19:30 dhe të dyja pritet të jenë interesante dhe të forta.
Në Prizren, saktësisht palestrën “Sezai Surroi”, Bashkimi do të përballet me skuadrën e Vëllaznimit kurse në kryeqytet, Sigal Prishtina e pret Golden Eagle Yllin.



