Bastet: City favorit në Ligën e Kampionëve

13 shkurt 2024 | 14:30

Manchester City i Pep Guardiolës mbetet favoriti numër një për të fituar trofeun e Ligës së Kampionëve më 1 qershor në Londër.

3 është koeficienti që kampionët në fuqi të Guardiolës të kalojnë rivalët e Copenhagenit në 1/8-at, por edhe atë të çerekfinales, gjysmëfinales dhe finales së madhe të “Ëembelyt”. Pas Haalandit me shokë, renditet Bayern Munchen, triumfi i të cilëve luhatet mes koeficientit 5 dhe 5.50.

Më pas vijon Reali i Madridit (6-6.50) dhe Arsenali (6.50-7.50), ndërsa ndër italianët më së shumti shanse i jepen Interit, me një koeficient nga 15 deri në 21. Megjithatë, pak shanse i jepen Napolit (mes 40 dhe 66) dhe Lazios (150-300). PSG-ja e ka 12 koeficientin, ndërsa Barcelona 15. Atletico e Madridit 20, ndërsa Borusia e Dortmundit 25.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata Tatimore e Kosovës ka publikuar versionin e ri të…