Bastisjet në Ministrinë e Bujqësisë, Haxhiu mbron Pecin: Plan për ta dëmtuar atë dhe qeverinë Kurti

27 maj 2025 | 12:44

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, aktualisht ministre në detyrë e Drejtësisë, ka thënë se ka një plan për të dëmtuar ministrin në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci dhe qeverinë Kurti.

Në një prononcim për mediet, ajo ka thënë se Peci, sa ka qenë ministër “dhe sa vazhdon të jetë”, ka bërë punë të jashtëzakonshme dhe se, sipas saj, s’ka asgjë për të fshehur”.

“Jam shumë e bindur që ministri Peci e ka bërë një punë të jashtëzakonshme sa ka qenë dhe sa vazhdon të jetë në Ministri të Bujqësisë. Nuk ka asgjë për të fshehur këtu. Nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga ai. Ai është shumë i hapur që të bashkëpunojë me institucionet për të zbardhur gjithë këtë plan për të dëmtuar ministrin Peci dhe qeverinë Kurti. Nuk ka asgjë për të fshehur, dhe do të jetë i gatshëm kurdo që ftohet nga institucionet përgjegjëse”, ka deklaruar Haxhiu.

Njësia e Krimeve Ekonomike e Policisë së Kosovës, sot ka zbarkuar në Ministrinë e Bujqësisë për të zhvilluar hetime mbi kontratën e dyshimtë për fabrikën e përpunimit të mbetjeve shtazore.

Kontrata është nënshkruar nga ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të…