Bastoni në ‘radarët’ Real Madridit

29 maj 2026 | 15:51

Real Madridi vazhdon të insistojë për transferimin e mbrojtësit italian të Interit, Alessandro Bastoni.

Pas tërheqjes nga gara të Barcelonës, “Los Blancos” po shohin mundësinë për të bërë një ofertë që mund të arrijë deri në 70 milionë euro.

Sipas mediave spanjolle, trajneri Hansi Flick nuk e konsideron Bastonin si profilin ideal për mbrojtjen e Barcelonës, gjë që i ka hapur rrugë madrilenëve.

Bastoni shihet si një përforcim i rëndësishëm për repartin defensiv të Realit falë eksperiencës dhe cilësive të tij në ndërtimin e lojës.

Megjithatë, Interi nuk pritet ta lejojë largimin e lehtë të mbrojtësit italian, pasi ai konsiderohet një nga lojtarët kyç të skuadrës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Supreme e Kosovës e ka refuzuar ankesën e Lëvizja…