Bastoret e favorizojnë Shqipërinë  

11 nëntor 2020 | 14:23

Shqipëria e Kosova do të ndeshën sot ndërmjet vete në një sfidë vëllazërore që do t’u shpërbejë dy trajnerëve edhe si parapërgatitje për dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve.

Vëllezërit do të zbresin në stadiumin “Elbasan Arena” nga ora 16:00 për ta zhvilluar këtë ndeshje e cila është e katërta me radhë që nga paslufta.

Ndeshja ani pse miqësore ka zgjuar interesim të madh, derisa bastoret kanë dhënë vlerësimin e tyre.

Shqipëria vazhdon të mbetet favorite e madhe përballë Kosovës, ku fitorja e saj është vlerësuar me 2.40, ndërsa ajo e Kosovës është rritur shumë. Më herët Kosova që kishte kuotën për fitore 2.85 sot e ka 3.10. Barazimi vlerësohet me 3.00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA PIZZA CONECTION NË HAGË: Një…