Batatina: Ballkani s’ka krijuar asgjë, Llapi nuk e meritoi humbjen

06 mars 2022 | 16:39

Ballkani ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Llapit, në kuadër të javës së 23-të në Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes, është deklaruar trajneri i Llapit, Tahir Batatina, i cili ka thënë se pavarësisht humbjes, trofetë do të shkojnë në fund në Llap.

“Mendoj që ka qenë një ndeshje derbi, Ballkani s’ka krijuar asgjë. Në pjesën e parë kemi mundur që të dënojmë Ballkanin, ka ende shumë ndeshje për t’u luajtur. Nuk e merituam humbjen sot”, është shprehur Batatina.

“Sot kemi qenë më të kujdesshëm, pasi ndeshja ka qenë derbi, ne do të vazhdojmë, në ndeshjet tjera do të kthehemi te golat. Prapë ju garantojë që trofetë do të shkojnë në Llap”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tetë raketa ruse kanë goditur qytetin Vinnytsia, duke shkatërruar plotësisht…