Batatina: Bylbyl Sokoli nuk di të përdor kompjuterin

01 nëntor 2018 | 12:07

Tahir Batatina e ka vazhduar debatin me Bylbyl Sokolin, për të cilin ka thënë se nuk di të përdor ende kompjuterin. Drejtori i Llapit, Tahir Batatina, e ka vazhduar ofensivën ndaj trajnerit Bylbyl Sokoli.

“Unë ndoshta nuk di për futboll, por asnjëherë nuk i kam kushtëzuar studentët që të ma mirëmbajnë kopshtin. E këtë e bën Bylbyl Sokoli, një profesor që nuk di të punojë në kompjuter. Ai ka kërkuar ndihmë nga studentët që t’ia përgatisin planin javor. Këtë e di shumë mirë bordi i klubit. Ja kam kërkuar në takim planin, por nuk ka ditur ta përgatis. Ai ka mbetur vetëm me shkumës të komunistëve ende”, potencoi Tahir Batatina për “Insporti.com”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),…