Batatina: Fokusi i Llapit është te titulli i kampionit

01 mars 2022 | 16:51

Skuadra e Llapit është futur në një seri fantastike të rezultateve në elitën e futbollit të Kosovës.

Tashmë llapjanët janë në garë për titull të kampionit, gjithashtu janë ende në lojë në Kupën e Kosovës. Forma të cilën po e kalon skuadra, si duket, e ka gëzuar jashtë mase edhe trajnerin e Llapit, Tahir Batatinën, i cili për “Olle” tregoi se nuk ka pasur ndonjëherë atmosferë më të mirë prej se është në krye të Llapit.

“Atmosferë më të mirë nuk kam pasur prej se jam trajner i Llapit. Lojtarët mezi presin të vijnë në seanca stërvitore. Fokusi i Llapit është titulli kampion sepse ne objektivin e Kupës e kemi arritur”, ka thënë Batatina, i cili u ka garantuar tifozëve besnikë të Llapit se do ta japin maksimumin. “‘Legjendave’ u garantoj se stafi dhe kryesia së bashku me lojtarët do ta japin maksimumin që ata t’i bëjmë krenarë dhe qytetin e ‘legjendave’”, ka shtuar Batatina.

Pas 22 xhirove në Superligë, Llapi gjendet në vendin e katërt në tabelë me 39 pikë, gjashtë më pak se lideri Ballkani, me të cilin e zhvillon ndeshjen e radhës të dielën në Suharekë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri gjerman i Lokomotivës së Moskës, Markus Gisdol, ka dhënë…