Batatina: Llapi e meritoi finalen

21 prill 2021 | 17:44

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë se skuadra e tij e meritoi kualifikimin në finale, pasi mposhti skuadra të forta si Ballkani, Trepça ’89 dhe Prishtina.

“E kemi ditur që nuk do të jetë lehtë, kualifikimi është ardhur falë punës angazhimit të lojtarëve, mbi të gjitha kemi mposhtë Ballkanin, Trepçën ‘89, Prishtinën dhe jemi me meritë në finale. E kemi ditë që do ta kemi vështirë ndaj Prishtinës dhe sot na kanë vuri në vështirësi sidomos në pjesën e dytë, me rëndësi për ne ka qenë të kualifikohemi, sot ka ndikuar pak edhe pjesa e agjërimit – pasi lojtarët nuk mund ta japin maksimumin shkaku i agjërimit. Iu urojë të gjithë qytetarëve këtë kualifikim, dhashë Zoti që në këtë stadium ta sjellim trofeun e parë”, ka thënë Batatina.

“Shpresojë që finalja të jetë pas Ramazanit dhe të fitojmë dhe të shkojmë në garat evropiane, atë që e kam kërkuar për vite”, ka shtuar Batatina.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të mërkurën në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës…