Batatina, pas fitores ndaj Dritës: Supa e peshkut qenka më e lehtë se e pulës

17 prill 2022 | 16:59

Llapi e ka mposhtur Dritën në takimin e vlefshëm për javën e 29-të kampionale në elitën e futbollit kosovar.

Llapjanët para publikut vendas triumfuan 1:0 ndaj Dritës, falë autogolit të Prince Baldes në minutën e 11-të.

Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina ka deklaruar se skuadra e tij e dëshiron vendin e dytë ose Kupën, ndërsa është tallur me kundërshtarët në deklaratë.

“Kam menduar që supa e pulës është e lehtë, por e peshkut qenka më e lehtë. Kemi qenë shumë të vëmendshëm, e kemi menaxhuar shumë mirë lojën, por gjatë tërë ndeshjes kemi bërë maksimumin. Skuadra tregoi një fytyrë kampioni dhe mendoj që përsëri do ta sjellim trofeun në ‘Zahir Pajaziti’, këtu nuk mund të marrë pikë askush”, u shpreh Batatina për Art Sport.

“Llapi dëshiron pozitën e dytë, nuk kënaqemi pa qene kampion, nënkampion, ose pa fituar Kupën”, përfundoi Batatina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat e mbetura ukrainase në portin jugor të Mariupolit janë…