Batatina tregon pse ndryshoi Llapi

03 mars 2021 | 11:30

Trajneri Tahir Batatina në bisedë për “Epokën e re” ka thënë se sekreti i suksesit të klubit llapjan është ai vetë, për faktin se, pas përfundimit të sezonit vjeshtor, i mori të gjitha punët përdore dhe këto sollën edhe ndryshime.

“Në sezonin vjeshtor përgatitjen e ekipit ia besova një trajneri të huaj. Moskomponimi i skuadrës siç duhet bëri që të mungojnë rezultatet. Në futboll faza përgatitore është shumë e rëndësishme dhe në pushim të gjitha punët i mora përsipër dhe kjo po sjell rezultate. Jam i kënaqur me ecurinë e skuadrës në pranverë dhe besoj fuqishëm se do të vazhdojmë me këtë ritëm”, ka thënë Batatina.

/Veton ZYMBERI/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
ShBA-ja do të ketë mjaft vaksina të koronavirusit për çdo…