Baton Haxhiu: Edi Rama e do Berishën për kryetar
21 prill 2022
| 22:37
Gazetari Baton Haxhiu është shprehur se kryeministri Edi Rama, e do ish-kryeministrin Sali Berisha për kryetar të PD-së.
I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Haxhiu ka thënë se sipas tij, fakti që Rama i thotë Berishës që “je i vdekur” do të thotë se e do sërish kryetar.
“Po shihet se Edi Rama e do Sali Berishën!”, ka thënë Haxhiu.
“Prej kohësh… Fakti që ai i thotë se je i vdekur, ai e do prapë kryetar”, ka thënë Baton Haxhiu.



