Batuta e Ramës në Poloni që bëri sallën të qeshë dhe ta duartrokasë (video)

25 qershor 2026 | 13:42

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shkaktuar të qeshura dhe duartrokitje në sallë gjatë fjalimit të tij në Konferencën Evropiane të Rindërtimit të Ukrainës, që po mbahet në Gdansk të Polonisë.

Para se të fliste për rindërtimin e Ukrainës, Rama e nisi fjalën e tij me një batutë të shkurtër.

“Jam i sigurt që kontributi më i mirë që prisni nga unë është një fjalë e shkurtër, dhe këtë do ta bëj”, ka thënë Rama.

Kjo deklaratë ka shkaktuar reagim pozitiv nga të pranishmit, të cilët kanë qeshur dhe duartrokitur.

Më pas, Rama ka folur për rëndësinë e rindërtimit të Ukrainës, duke theksuar se ky proces nuk duhet të presë përfundimin e luftës.

“Nëse rindërtimi pret derisa të bjerë plumbi i fundit, atëherë do të jetë tashmë tepër vonë. Dhe pikërisht për këtë arsye jemi sot këtu”, ka thënë ai.

Kryeministri shqiptar, ka thënë se Ukraina po rindërtohet, ndërsa vazhdon të mbrojë veten dhe se paqja duhet të sigurohet me të njëjtën vendosmëri me të cilën po mbrohet liria e saj.

Ai ka thënë se Shqipëria e sheh rindërtimin e Ukrainës dhe integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor si procese që forcojnë njëra-tjetrën.

“Rindërtimi nuk është bamirësi, por strategji. Nuk bëhet fjalë vetëm për të riparuar atë që është shkatërruar, por për të ndërtuar një Ukrainë demokratike, evropiane, moderne dhe të qëndrueshme”, ka thënë Rama.

Në fund, ai ka theksuar se Ukraina po rindërton edhe besimin dhe guximin e Evropës.

.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kur këndohet himni i Bosnje e Hercegovinës, lojtarët shpesh qëndrojnë…