
Baumann zbulon ta ardhmen e Rashicës
27 shkurt 2020
| 15:24
Milot Rashica është pjesë e Werder Bremen, por sulmuesi konsiderohet kandidat i sigurt për shitje për verë. Tashmë klube si Liverpool, RB Leipzig dhe Borussia Dortmund, janë vënë pas sulmuesit të Kosovës.
Drejtori sportiv i Werder, Frank Baumann thotë se ende nuk kanë biseduar me klube, por është e vështirë të mbahet një lojtar i Rashica në skuadër.
“Ende nuk është marrë asnjë vendim dhe ne ende nuk kemi negociuar me klubet. Është e qartë se lojtarët që kanë treguar diçka në sport do të duan të ndërmarrin hapin tjetër në një moment. Ne duhet të jemi realistë për këtë”, ka thënë Baumann. Rashica nuk ka shënuar në Bundesligë që nga 14 dhjetori.