Bavaria porosit 2.5 milionë vaksina “Sputnik V”

08 prill 11:03

Landi gjerman i Bavarisë ka njoftuar nënshkrimin e një “kontrate paraprake” për të marrë 2.5 milionë doza të vaksinës ruse “Sputnik V”. Kjo vaksinë është ende subjekt i miratimit nga Agjencia Evropiane e Barnave.

Kjo “kontratë paraprake është nënshkruar sot” tha kryeministri i landit Markus Söder, ndërsa shtoi se “nëse Sputnik V miratohet në Evropë, atëherë landi i Bavarisë do të marrë 2.5 milionë doza në muajt e ardhshëm”.

R-PharmGermany, një degë e gjigantit rus të prodhimit të barnave R-Pharm, ka një linjë prodhimi në qytetin bavarez të Illertissen dhe është gati për të prodhuar vaksinën ruse, sipas disa mediave gjermane.

Söder, një kandidat i mundshëm për të zëvendësuar kancelaren Angela Merkel, tashmë i ka kërkuar në mars Agjencisë Evropiane të Barnave të “përshpejtojë” procesin e miratimit të “Sputnik V”.

Shpërndarja e vaksinimeve në BE-së është kritikuar si shumë e ngadaltë dhe vendet e tjera anëtare, përfshirë Austrinë dhe Sllovakinë, kanë njoftuar tashmë se do të negociojnë porositjen e vaksinës ruse.

Hungaria aktualisht është e vetmja anëtare e BE-së që administron “Sputnik V”.

Qeveria gjermane deri më tani ka thënë se dëshiron të presë vendimin e Agjencisë Evropiane të Barnave përpara se të hyjë në negociata për blerjen e Sputnik, ndërsa është shfaqur si një nga avokatët kryesorë të kësaj vaksine në Evropë.

Vende të tjera perëndimore akuzojnë Moskën për përdorimin e vaksinës së saj si një mjet ndikimi gjeopolitik, akuza që Rusia i hedh poshtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të dhëna të fuqishme tregojnë se programi i vaksinimit në…