Bayern Munchen është klubi im, një ditë mund të rikthehem sërish

08 maj 2021 | 22:35

Bayern Munchen u shpall sot kampion i Gjermanisë për herë të 31-të në histori dhe për të nëntën herë radhazi. Arritja e madhe u festua me triumfin 6-0 ndaj M’Gladbach.

Titulli i dytë radhazi në stolin bavarez për Hansi Flick, i cili vlerëson klubin dhe lojtarët, ndërsa ka një mesazh edhe për tifozët: një ditë mund të rikthehet sërish në Mynih.

“Sot zhvilluam një ndeshje të denjë për një skuadër që sapo ka fituar titullin. Diferenca me ndjekësit është e madhe, por e kemi merituar plotësisht.

Na kanë munguar lojtarë të rëndësishëm në ndeshjet evropiane, por sidoqoftë jemi të kënaqur me faktin që fituam kampionatin. Urime klubit që rezultatin e arritur.

Skuadra ka zhvilluar një punë shumë të mirë gjatë gjithë sezonit, jam ndjerë për mrekulli. A do të kthehem një ditë në të ardhmen?

Nuk e përjashtoj si mundësi, Bayerni është klubi im“, deklaroi Flick, i cili do të marrë drejtimin e kombëtares gjermane pas përfundimit të Euro 2020.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha Kur nuk ke një objektiv se ku…