Bayerni, afër rinovimit me Hernandezin

26 prill 2023 | 17:13

Bayern Munchen është pranë rinovimit me një nga lojtarët më të rëndësishëm, Lucas Hernandez.

Mbrojtësi francez qëndron jashtë fushave prej nëntorit të vitit të kaluar, kur pësoi një lëndim të rëndë në ligament. 27-vjeçari ka kontratë me rekordmenët e futbollit gjerman deri në vitin 2024.

Sipas shtypit gjerman, akordi i ri mes palëve parashikon rinovimin deri në vitin 2027. Lucas Hernandez është pjesë e Bayern Munchen prej verës së vitit 2019, kur u transferua në Bavari për 80 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i  Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kulturës,…