Bayerni dhe Unitedi interesohen për portierin e Milanit

08 dhjetor 2023 | 17:03

Mike Maignan pas paraqitjeve të mira me Milanin ka shkaktuar interesin e dy gjigantëve evropianë si Bayern Munchen dhe Manchester United.

Kontrata e francezit me kuqezinjtë përfundon në 30 qershorin e 2026-tës dhe drejtuesit e italianëve janë shprehur të gatshëm për t’ia rritur rrogën gardianit.

Bayerni është në kërkim të një portieri cilësor për të ardhmen dhe Maignan është përfolur si një nga emrat më interesant. Unitedi nga ana tjetër nuk është i bindur nga Onana. Gjithsesi Milani do mundohet që ta bindë “gardianin” që të vijojë të mbajë fanellën kuqezi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka autorizuar pjesëmarrjen e atletëve rusë dhe…