Bayerni e kërkon Dybalan

07 mars 2019 | 16:30

Bayern Munchen pritet të përforcohet fuqishëm në afatin kalimtar të verës. Mediet gjermane raportojnë se kjo skuadër ka arritur marrëveshje me Hernandez, Pavard dhe Werner.

Ndërsa sot “Corriere Dello Sport” ka zbuluar se Bayerni pritet të bëjë ofertë edhe për yllin e Juventusit, Paulo Dybala.

Dybala e ka humbur shkëlqimin te Juve që prej transferimit të Cristiano Ronaldos, por realizmi i këtij transferimi duket problematik për faktin se “Zonja e Vjetër” kërkon 120 milionë euro.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Mitrovicën e Veriut është mbajtur përsëri një protestë e…