
Bayerni e shkatërroi Salzburgun, kualifikohet në çerekfinale
08 mars 2022
| 22:52
Bayern Munchen është treguar tepër e fortë për Salzburgun, pasi e ka shkatërruar duke e mposhtur me rezultat 7-1. Pas këtij suksesi klubi gjerman e siguroi kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Serge Gnabry e shtoi edhe një gol në pjesën e parë për rezultatin 4-0, raporton “Epoka e re”.
Në pjesën e dytë Thomas Muller realizoi dy gola, derisa një tjetër e shtoi Sane për Bayernin. Në anën tjetër golin e nderit për mysafirët e realizoi në minutën e 70-të, Maurits Kjaergaard.