Haxhiu: Opozita s’mund të ndërhyjë në të drejtën e LV-së për ta propozuar kandidatin për kryeparlamentar
09 qershor 2025
| 11:55
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka fajësuar ish-opozitën për situatën aktuale në Kuvendin e Kosovës.
Ajo ka thënë se ata nuk mund të ndërhyjnë në të drejtën kushtetuese të LV-së për të propozuar kandidatin.
“Ka pasur gjashtë përpjekje për votim të hapur, nuk ka rezultuar i suksesshëm. Nuk i përket vetëm LV-së, të kontribuojë në konstituimin e Kuvendit, ne kemi marrë përsipër të kontribuojmë në këtë pikë. Nuk është përgjegjësi vetëm e jona. Jemi përgjigjur disa herë për këtë, të drejtën për të propozuar e ka LV-ja, si subjekt i parë. Askush nuk mund të ndërhyjë në të drejtën e subjektit politik, të drejta kushtetuese janë mbi preferencat individuale”, ka thënë Haxhiu.



