Bayerni fillon bisedimet me Newcastlen për Anthony Gordon
06 maj 2026
| 16:53
Klubi anglez raportohet se kërkon rreth 90 milionë euro për sulmuesin 25-vjeçar, i cili mund të luajë si në krah, ashtu edhe në rolin e sulmuesit qendror.
Ky vlerësim i lartë përbën një sfidë të madhe për kampionët gjermanë.
Ndërkohë, Bayern po shqyrton edhe alternativa të tjera në merkato. Në rast se transferimi i Gordon nuk realizohet për shkak të kostos së lartë, klubi bavarez pritet të orientohet drejt një ose dy sulmuesve të rinj dhe premtues.
Interesim për reprezentuesin anglez kanë shfaqur edhe skuadra tjera të mëdha si Barcelona, Chelsea, Liverpool dhe Manchester United.



