Bayerni fiton me vuajtje ndaj Augsburgut

27 janar 2024 | 18:38

Bayern Munchen merr një fitore të vuajtur 2-3 në transfertën e vështirë ndaj ndaj Augsburg. Rexhbecaj gëzoi përkohësisht vendasit në minutën e 12-të, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Kampionët e Gjermanisë morën epërsinë në minutën e 23-të, falë një golit të shënuar nga Pavlovic. Për t’i dhënë qetësinë e duhur skuadrës së drejtuar nga Tuchel mendoi Davies, në të 45-tën.

Augsburg shkurtoi diferencat me Demirovic, përpara se Kane të “vuloste” fatin e këtij takimi. Demirovic kompletoi dopietën në minutën e 90-të, por nuk kishte shumë kohë për vendasit.

Bayern renditet në vendin e dytë me 47 pikë dhe i bën presion Leverkusenit kryesues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit