Bayerni fiton ndaj Schalkes dhe blindon vendin e parë në Bundesligë

12 nëntor 2022 | 20:54

Bayerni rrëmbeu fitoren gjashtë radhazi në Bundesligë, duke u arratisur në krye në kuotën e 34 pikëve, 6 më shumë se Leipzigu.

Skuadra e Nagelsmann fitoi 0-2 në “Veltins Arena” përballë Schalkes falë golave të Gnabryt dhe Choupo-Moiting.

Gnabry do të shënonte në minutën e 38-të, falë një pasimi të saktë brenda zonës së rreptësisë nga Musiala. Në pjesën e dytë,  ky i fundit do të shërbente një tjetër asistim për Choupo-Moitng, i cili do të dyfishonte shifrat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një protestues është shoqëruar me forcë nga policia në rrethana…