
Bayerni heq dorë nga Leao, kërkon Williamsin
Bayern Munchen fillimisht e kishte në radar yllin e Milanit, Rafael Leaon, por çmimi i lartë që kërkojnë kuqezinjtë, mbi 100 milionë euro, ka detyruar drejtuesit të ndryshojnë strategji.
Tani vëmendja është zhvendosur te një tjetër yll në rritje: Nico Williams i Athletic Bilbao. Sulmuesi spanjoll ka një klauzolë largimi prej 58 milionë eurosh, shumë më e përballueshme për Bayernin.
Për më tepër, Williams është më i ri në moshë dhe shihet si një investim afatgjatë me potencial të madh. Megjithatë, sipas raportimeve të gazetarit Fabrizio Romano, marrëveshja me lojtarin nuk është aq e lehtë sa duket.
Paga që kërkon sulmuesi është një pikë kyçe që mund të komplikojë transferimin. Negociatat janë në rrugë e sipër dhe klubi gjerman e sheh Nico Williams si profilin ideal për stilin e lojës që kërkon trajneri Vincent Kompany.