Mbi 500 atletë vrapuan në garën ‘Kosova në lëvizje’

22 mars 2026 | 14:38

Federata Atletike e Kosovës, në partneritet me Decathlon Kosova dhe Prishtina Mall, kanë organizuar garën e vrapimit: “Kosova në lëvizje”, ku kanë marrë pjesë mbi 500 atletë.

Në këtë garë kanë marrë pjesë atletë nga kategoria e juniorëve, seniorëve si dhe veteranëve si nga meshkujt ashtu edhe nga femrat.

Në shtegun 12 km, i pari nga meshkujt ishte atleti Tirron Mamusha, ndërsa tek femrat ishte atletja Qendresa Ramadani.

Ndërsa në shtegun e gjatë 7 km, më i miri nga meshkujt ishte Bledar Messi, kurse nga femrat e para ka dalë Luljeta Shala.

Ky ishte edicioni i parë i kësaj gare e cila pritet që të bëhet një garë tradicionale./Kosovapress

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas një raporti nga “Mundo Deportivo”, mbrojtësit e Barcelonës, Ronald…