Bayerni i ofron yllit të skuadrës 17 milionë euro në sezon

26 shtator 2020 | 10:11

David Alaba po hyn në vitin e fundit të kontratës së tij me Bayern Munchen dhe austriaku, i cili mund të mbulojë role të ndryshme në nivele të larta, nuk duket ende i bindur totalisht.

Nëse nga ana e krerëve bavarezë vullneti për të rinovuar nuk mungon, mbrojtësi vazhdon që të këmbëngulë për t’u bërë futbollisti më i paguar i skuadrës (kërkon 20 milionë euro neto, ndërsa Neuer, Lewandowski dhe Muller fitojnë nga 15 milionë në vit), por diçka të tillë Bayerni nuk ia mundëson dot, duke parë edhe krizën në futboll që ka shkaktuar pandemia.

Pavarësisht kësaj, dje ka ardhur sforcoja e fundit e kampionëve të Gjermanisë dhe të Evropës, me një ofertë që është vërtet e majme, pas së cilës, nëse David Alaba nuk pranon, marrëdhënia mes palëve mund të kriset përfundimisht. Shefi ekzekutiv i Bayernit, Karl Hainc Rumenige, ka thirrur menaxherin e lojtarit duke i ofruar atij 11 milionë euro neto në sezon, plus 6 milionë euro bonuse, për 5 vitet e fundit. Më shumë se kaq, bavarezët nuk mund të shtyhen dhe tani fjala e fundit i takon Alabës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se situatë afërsisht e…