Bayerni merr kreun, Dortmund bie në Stuttgart

11 nëntor 2023 | 17:40

Bayern Munchen ka marrë kreun e klasifikimit në Bundesligë, pas suksesit 4-2 ndaj Heidenheim. Kampionët e Gjermanisë shtruan rrugën drejt fitores që në pjesën e parë me dopietën e Kane, për t’i pasur gjërat më të thjeshta në pjesën e dytë.

Mysafirët, pas shumë iniciativash e përpjekjesh, vendosën ekuilibrat. Ishte Tim Kleindienst që ndezi shpresat e skuadrës modeste, ndërsa Beste në të 70-tën bëri që gjithçka të niste edhe një herë nga e para. Gjithsesi,  nuk kishte histori për t’u shkruar për këtë ndeshje, pasi Guerreiro dhe Chuopo-Moting i dhuruan 3 pikë skuadrës së Tuchel që tashmë ka 29 të tilla në total.

Dortmund bie në MHPArena (Stuttgart), duke u mundur 2-1 nga Stuttgart. Fullkrug realizoi i pari në favor të verdhezinjtë, ndërsa përmbysja erdhi falë Undav dhe Guirassy. Me këtë rezultat, ekipi i Terzic, largohet nga vendet e para dhe e sheh veten në vendin e katërt. Stuttgart po bën mirë në këtë fillim kampionati dhe renditet i 3-të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
AC Milan nuk ka dalë më shumë se një barazim…