Milani ndalet nga Lecce e Ramadanit

11 nëntor 2023 | 17:36

AC Milan nuk ka dalë më shumë se një barazim me rezultatin 2-2 ndaj Lecce në shtëpinë e këtyre të fundit.

Skuadra e drejtuar nga Pioli kaloi në avantazh në minutën e 28’ me anë të Giroud, pasi për francezin asistoi anësori Theo Hernandez. Pak minuta më pa, Reijnders ishte ai që dyfishoi shifrat për kuqezinjtë në minutën e 35’, duke i dërguar kështu skuadrat në dhomat e zhveshjes me këtë rezultat.

Në pjesën e dytë ndodhi një kthesë e befasishme, me Lecce që nuk u dorëzua. Vendasit gjetën golin e parë në minutën e 66’ me Sansone, ndërsa golin e barazimit e gjetën në minutën e 70’ me Banda. Lecce shënoi edhe golin e fitores në minutën e 94’, por VAR e anuloi.

Me këtë barazim, Milan tashmë renditet në vendin e tretë me 23 pikë, ndërsa Lecce në vendin e 13 me 14 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Ndihmës-sekretarin amerikan…