Bayerni mezi e mposhti Freiburgun

17 janar 2021 | 17:26

Bayern Munchen ka regjistruar një fitore shumë të vështirë në ndeshjen kundër Freiburg (2-1).

Në minutën e shtatë vendasit i kaloi në epërsi Robert Lewandowski, kurse në minutën e 62-të, rezultatin e barazoi në 1-1 ish-sulmuesi i Bayernit, Nils Petersen.

Fitoren Bayernit ia siguroi Thomas Mueller që realizoi për 2-1, në minutën e 74-të.

Nga ora 18:00 zhvillohet ndeshja mes Eintracht Frankfurt dhe Schalke 04.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rejhan Sjunger, 14-vjeçari me prejardhje nga Kosova, ka marrë pjesë…