Bayerni mposhti Interin, Tottenham siguron kualifikimin

01 nëntor 2022 | 23:01

Kanë përfunduar ndeshjet e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve.

Supersfida e luajtur për prestigj mes Bayern Munchen dhe Inter përfundoi 2-0 për gjermanët me golat e Pavard dhe Choupo-Moting.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të grupit C, Barcelona fitoi 2-4 ndaj Viktoria Plzen.

Tottenham fitoi 1-2 ndaj Marseille duke siguruar një vend në fazën me eliminim direkt. Po në grupin D, Sporting u mposht 1-2 nga Frankfurti. Gjermanët sigurojnë kualfikimin ndërsa Marseille në Evropa Ligë, ndërsa Sporting e mbyll grupin në vendin e fundit.

Liverpooli mposhti me rezultat 2-0 Napolin me golin e Salah por italianët e mbyllin të parët grupin për shkak të ndeshjes direket me Livepoolin. Ndërkohë, në po të njëjtin grup Ajax do të vijojë aventurën në Evropa Ligë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson gjatë një interviste dhënë për Sky…