Bayerni mund t’i humbasë Thiagon dhe Mullerin

12 dhjetor 2019 | 14:58

Thiago Alcantara dhe Thomas Muller po mendojnë të largohen nga Bayern Munichu qysh në afatin kalimtar të janarit.

Mesfushori spanjoll nuk është i lumtur me minutat e kohës po i jep trajneri i përkohshëm, Hansi Flick, andaj e kërkon largimin. Në anën tjetër, Mulleri po luan më shumë nën urdhrat e tij, mirëpo nuk dëshiron ta presë trajnerin e ri dhe të ambientohet me strategjitë e tij.

“SportBild” raporton se nga bavarezët mund të largohen edhe Manuel Neueri e Jerome Boateng që kanë kontrata deri në vitin 2021. Në javët e ardhshme pritet të mësohet më shumë për kontratat e katër lojtarëve të Bayernit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Papunësia në Kosovë arrin numër shqetësues, e si pasojë edhe…