Bayerni në janar synon transferimin e Osimhenit

28 tetor 2021 | 17:20

Bayern Muncheni e ka etiketuar sulmuesin e Napolit, Victor Osimhen, si objektivin e madh për sulmin.

22-vjeçari ka bërë një fillim të shkëlqyeshëm të sezonit me gjigantët italianë, duke shënuar nëntë gola në 11 ndeshje.

Paraqitjet e tij të mira dhe statistikat mbresëlënëse para portës kanë bërë që shumë klube evropiane ta duan transferimin e Osimhen.

Bayerni dëshiron ta transferojë Osimhen në afatin kalimtar të janarit për të shmangur çdo konkurrencë. Megjithatë, Napoli thuhet se nuk do të pranojë asnjë ofertë më të ulët se 100 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykatësi i procedurës paraprake ua ka pranuar disa nga ankesat…