Bayerni nuk e llogarit Union Berlinin, Leverkuseni mposhti Herthan

02 prill 2022 | 17:55

Bayern Munich ka arritur të fitojë thellë përballë Union Berlin, me bavarezët që shënuan plot 4 gola për të siguruar 3 pikët e radhës në Bundesligë.

Goretzka në minutën e 58-të do të shënonte edhe golin e partë të kësaj sfidë, ndërsa pas 5 minutash do të barazoheshin shifrat ku Petersen mposht portierin e Bayern.

Gnabry, Coman dhe Sabitzer do të shënonin emrat e tyre në fitoren 4-1 që skuadra bavareze e Julian Nagelsman arriti në javën e 28-të të kampionatit gjerman.

Po gjithashtu fitore edhe edhe Byern Leverkusen, ku  triumfoi 2-1 ndaj Hertha Berlinit. Dy gola për 5 minuta i kanë mjaftuar skuadrës së Leverkusen të sigurojë 3 pikët, ku shënues ishin Alario dhe Bellarabi, ndërsa për miqtë shënoi Darida.

Fitore siguroi edhe Bochum që mposhti 2-1 Hoffenheim, ndërsa në barazim janë mbyllur Arminia Bielefeld-Stuttgart 1-1, ndërsa Eintracht Frankfurt-Greuther Furth 0-0.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeprokurorja për krime të luftës në Tribunalin e Hagës, Karla…