Bayerni nuk ka të ndalur, mposhti edhe Leverkusenin

06 qershor 2020 | 17:47

Bundesliga ka nisur të premten sfidat e javës së 30-të me përballjen e fituar 1-0 nga Freiburgu i Amir Abrashit me Borussia Monchengladbahun. Sot në orën 15:30 janë luajtur katër sfida të tjera, ku më e rëndësishmja është zhvilluar në “Bay Arena” mes Bayer Leverkusenit dhe Bayern Munchen.

Kampionët e Gjermanisë kanë fituar sërish, kësaj radhe me shifrat 4-2, madje duke përmbysur disavantazhin fillesar kur, për të zotët e shtëpisë shënoi në minutën e 10-të Alario. Vetëm 17 minuta zgjat epërsia e Bayerit, pasi Coman do të barazojë në të 27-ën, ndërsa në harkun e tre minutave, 42-45, Bajerni do të realizoje dhe dy herë të tjera me Gorezka dhe Gnabryn, duke shkuar në dhomat e zhveshjes në epërsinë 3-1.

Lewandowski do të vulosë pokerin në të 66-ën, ndërsa një minutë nga fundi Leverkuseni do të zbusë humbjen me rrjetën e Virtz, që vendos shifrat përfudimtare 4-2.

Në takimet e tjera, Frankfurtit është mposhtur në shtëpi 2-0 nga Manzi, ndërsa janë mbyllur në barazim 2-2 Fortuna Duseldorff me Hoffenheimin dhe 1-1 Lejpzigu me Paderbonin e Gjasulës, që luante pa kapitenin e saj pasi shqiptari kishte plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i Feronikelit, Përparim Islami është operuar me sukses. Lajmin…