Bayerni për 40 milionë euro heq dorë nga Lewandowski

19 prill 14:34

Nga Gjermania theksojnë se skuadra e Bayern Munich do të pranonte largimin e Robert Lewandowskit nëse Barcelona do të derdhte në arkat e klubit 40 milionë euro, sipas informacioneve të revistës “Kicker”.

Sulmuesi polak ka kontratë me bavarezët deri në verën e vitit 2023 dhe deri më tani qëndrimi zyrtar i klubit është se sulmuesi polak do të përmbushë kontratën dhe se do të punohet për rinovimin.

Megjithatë, klubi, sipas “Kicker”, hedh poshtë mundësinë e rinovimit për më shumë se dy vite si dhe rritjes së pagave. Te Bayern çuditërisht ekziston një zakon që të mos rinovohen kontratat me lojtarët mbi tridhjetë vjeç për më shumë se dy vjet.

Tani për tani, janë tre lojtarë kyç në vitet e fundit te Bayerni, të cilët janë mbi 30 vjeç dhe kontratat e të cilëve skadon në 2023, Lewandowski , Manuel Neuer dhe Thomas Muller .

Nga ana tjetër sipas informacioneve, drejtuesit e skuadrës bavareze janë dyshues ndaj raportimeve se ka një përafrim mes 33-vjeçarit dhe Barcelonës.

Bordi bavarez vlerëson se është një manovër e agjentit të lojtarit polak, Pini Zahavi, për të forcuar pozicionin e tij në negociata, pasi Barcelona nuk do të kishte kapacitete financiare për të përballuar një operacion të kësaj natyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me nderime të larta institucionale është përkujtuar të martën Idriz…