Bayerni planifikon largimin e Tolissos

13 shkurt 2020 | 15:49

Blerja e dytë më e shtrenjtë në historinë e Bayern Munchen, Corentin Tolisso mund të largohet në fund të sezonit nga “bavarezët”. Mesfushori francez nuk po jep atë që pritej te gjermanët, pasi dëmtimet nuk e kanë lënë të qetë.

Drejtuesit dhe stafi teknik ka humbur durimin dhe në verë mesfushori francez pritet të dalë në shitje. Siç raporton “Bild”, Juventusi do të futet në garë për të blerë shërbimet e Tolissos. Dëmtimi i tij në shtator të 2018-ës nuk e la atë të rritej, por Juventusi beson te lojtari dhe do ta kërkojë në fund të sezonit.

Tolisso ka një rrogë prej afro 7 milionë eurosh dhe Bayerni kërkon të largojë një lojtar jo thelbësor për projektin. Mbetet të shihet tashmë e ardhmja e ish-lojtarit të Lyonit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot (e enjte) është dita e tretë e “Oso Termosistem…