
Bayerni shkatërron Augsburgun
11 mars 2023
| 18:00
Bayern Munich merr një fitore të thjeshtë në shifrat 5-3 ndaj Augsburgut dhe shkëputet i vetëm në krye të renditjes.
Në “Allianz Arena” festivali i golave nisi nga këmbët e shqiptarit Mërgim Berisha, që mposhti Sommerin që në minutën e dytë me një gol fantastik.
“Bavarezët” reaguan shpejt dhe shënuan golin e barazimit me Cancelon, ndërsa më pas ishte Benjamin Pavard që shënoi dy herë, para se Sane të çonte shifrat në 4-1, në fundin e pjesës së parë.
Në pjesën e dytë Berisha shënoi sërish, këtë herë me penallti, ndërsa Anthony Davies shënoi të pestin për “bavarezët” dhe në shtesë, Cardona shënoi edhe të tretin për Augsburgun.