Bayerni sonte kundër Dortmundit synon të rrëmbejë trofeun e pestë

30 shtator 2020 | 11:54

Nga një Superkupë te një tjetër. Në harkun e 6 ditëve Bayern Munchen do të zbresë në fushë për të fituar një tjetër trofe që do të ishte i 5-ti sezonal.

Skuadra e Hansi Flicks sfidon sot në mbrëmje, Borussian e Dortmundit në finalen e Superkupës së Gjermanisë ndeshje që do të luhet në “Allianz Arena” në orën 20:30. Në gusht të vitit të kaluar Dortmundi e mposhti Bayernin 2-0 në Superkupë dhe kampionët e Gjermanisë do të kërkojnë të hakmerren pikërisht për atë disfatë por në të njëjtën kohë do të kërkojnë të reagojnë pas asaj humbjeje të thellë në fundjavë për javën e dytë të Bundesligas ndaj Hoffenheim me shifrat 4-1.

Bayerni është i plotë përpara kësaj sfide ndërkohë që Dortmundi ka disa mungesa ku spikasin ato të Thorgan Hazard, Zagadou e Schmelzer. Parashikohet një duel i zjarrtë dhe po aq spektakolar në Allianz Arena në praninë e disa mijë shikuesve, një ndeshje që nuk duhet humbur në ekranin tonë. /SS/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në zyrën e kryetarit të komunës së Deçanit, Bashkim…