Bayerni synon mbrojtjen e titullit, PSG-ja hakmarrjen

07 prill 2021 | 10:40

Kampioni në fuqi i Evropës, Bayern Munchen, e pret sonte (e mërkurë) në “Allianz Arena” Paris Saint-Germain në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Kanë kaluar gati tetë muaj qëkur Kingsley Coman ia siguroi fitoren Bayernit në finalen ndaj PSG-së (1-0). Klubi gjerman në kërkim të titullit të nëntë radhazi në Bundesligë e mposhti në fundjavë RB Leipzig (1-0), kurse PSG-ja është mposhtur nga Lille në Ligën 1. Dominimi i Bayernit në edicionin e kaluar kulmoi me fitoren ndaj PSG-së dhe tash synim e ka që ta mbrojë titullin e fituar. Në raundin e kaluar Bayerni e eliminoi Lazion, por tash do ta ketë mungesën e Robert Lewandowskit ndaj një kundërshtari shumë të fuqishëm.

Në anën tjetër, PSG-ja e ka sulmin e shkëlqyeshëm me Kylian Mbappe, i cilin synon të thyejë shumë rekorde në Ligën e Kampionëve, por 22-vjeçari ishte i pafuqishëm për ta ndalur humbjen e skuadrës së tij nga Lille (1-0). Klubi nga kryeqyteti francez synon titullin e katërt radhazi në Francë, por synime të mëdha kanë edhe në Ligën e Kampionëve. Triumfi në “Camp Nou” kundër Barcelonës (1-4) tronditi të gjithë botën me një superparaqitje nga Mbappe, derisa barazimi në ndeshjen kthyese 1-1 ishte i mjaftueshëm për t’u kualifikuar në çerekfinale.

Përveç Lewandowskit, gjermanët janë edhe pa të lënduarit Corentin Tolisso dhe Douglas Costa dhe Serge Gnabry mungon pasi ka rezultuar pozitiv me Covid-19. PSG-së i mungojnë, për shkak të infektimit me virusin Korona, Marco Verratti dhe Alessandro Florenzi. Sonte nga ora 21:00 zhvillohet edhe çerekfinalja tjetër në mes të Portos dhe Chelseat.

Formacionet e mundshme:

Bayern Munchen: Neuer; Pavard, Boateng, Alaba, Davies; Kimmich, Goretzka; Sane, Muller, Coman; Choupo-Moting.
Paris Saint-Germain: Navas; Dagba, Marquinhos, Kimpembe, Diallo; Gueye, Herrera; Di Maria, Neymar, Mbappe; Kean.

Të mërkurën takohen:
21:00 Bayern Munchen – Paris Saint-Germain
21:00 Porto – Chelsea

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19 në…