Bayerni synon ta ‘blindojë’ Harry Kane

10 dhjetor 2025 | 16:47

Barcelona dhe disa klube të tjera po e ndjekin nga afër Harry Kane, i cili ka një klauzolë që i lejon largimin verën e ardhshme për 65 milionë euro.

Burimet nga Gjermania thonë se Kane nuk ka ndërmend të largohet, pasi është i kënaqur në Munih.

Për ta siguruar plotësisht të ardhmen e tij, Bayerni po përgatit një kontratë të re deri në 2028, me rritje rroge dhe heqje të klauzolës së largimit. Sulmuesi anglez pritet të mbetet pika kryesore e ekipit edhe sezonet e ardhshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas mediave spanjolle braziliani Raphinha, nuk do të largohet nga…