BDI mbështet Fatmir Deharin për kryetar të Kërçovës, “grupi i zjarrit” mbështet kandidatin e pavarur

19 shtator 2021 | 20:23

Kryetari aktual i Kërçovës, Fatmir Dehari sërish është kandidati i BDI-së për Kërçovën në zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Por a janë të gjithë integristët të unifikuar për ta mbështetur kandidaturën e tij?

Dy ditë më parë në shënimin e 23 vjetorit të rënies së Beqir Limanit, Musa Xhaferi dhe Izet Mexhiti u panë bashkë me Fatmir Limani, i cili është kandidat i pavarur për Kërçovën.

I ashtuquajturi “Grup i zjarrit” madje disa herë është parë krah për krah me Limanin, andaj në publik janë ngritur dilema se kë do të mbështesin më 17 tetor.

TV21 kërkoi përgjigje nga Musa Xhaferi por ai nuk u përgjigj konkretisht. Tha se atë ditë vetëm kanë bërë homazhe dhe se nuk ka qenë aktivitet politik.

“Nuk do të prononcohem, Fatmir Limani është kandidatë i pavarur, ka shtabin e tij, ka njerëzit tij dhe listën për këshilltar më mirë të drejtoheni atje”, tha për TV21, Musa Xhaferri.

Ndryshe Fatmir Limani do të mbështetet nga partia Alternativa, e cila tërhoqi kandidatin në këtë komunë, duke kërkuar edhe nga partneri i koalicionit Aleanca për Shqiptarët që ta bëjë të njëjtën.

Por nga ASH-ja ende nuk kanë vendosur se cilin kandidat do të përkrahin në Kërçovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në kuadër të vizitës në…