BE-ja do ta ndihmojë Kosovën me 5 milionë euro për ta luftuar koronavirusin

21 mars 2020 | 21:47

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë do t’i ndajë pesë milionë euro për Kosovën për ta luftuar koronavirusin.

Lajmim për gazetën “Epoka e re”, e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj zyre, Dinka Zhivalj.

Ajo ka thënë se Bashkimi Evropian, gjithmonë ka qenë me njerëzit e Kosovës, si në kohë të mira, ashtu dhe në kohë krize. Sipas saj, BE-ja do ta ndihmojë Kosovën dhe në zbutjen e krizës ekonomike.

“BE ka qenë gjithmonë me njerëzit e Kosovës, në kohë të mira dhe në kohë krizash. Ne jemi duke punuar me organizatat ndërkombëtare për ta ndihmuar Kosovën me ndarjen e pesë milionë eurosh për ta luftuar përhapjen e COVID-19”. “Qëllimi ynë është të ndihmojmë në mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së njerëzve. Ne gjithashtu po kërkojmë mënyra të për ta ndihmuar ekonominë e Kosovës dhe ta zbusim krizën”.

 

/Epoka e re/ Albulena MAVRAJ

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jorge Jesus është shëruar nga koronavirusi. Trajneri portugez kishte dalë…