
BE-ja duhet të jetë e kujdesshme ndaj lojërave të ndyta të Serbisë
Ish-ministri i Punëve të jashtme, Enver Hoxhaj, thotë se Bashkimi Evropian duhet të ketë kujdes nga lojërat që Serbia po i bën.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Hoxha ka publikuar një fotografi ku shihen forca të ushtrisë serbe në Bjellorusi, teksa atje po mbahen protestat kundër presidentit bjellorus, Aleksandr Lukshenko.
Hoxhaj ka thënë se përmes këtyre fotografive, shihet përkrahja e Aleksandar Vuçiqit ndaj regjimit autoritar në Bjellorusi.
Tutje, ka shtuar se është shqetësuese prania e mercenarëve dhe ushtarëve serbë atje.
“Fotografitë nga Frank Vicocoroka tregojnë përkrahjen ndaj regjimit autoritar të Lukashenkos në Bjellorusi nga Aleksandar Vucic. Mercenarët serbë dhe prania ushtarake në Bjellorusi janë shqetësuese. Shërbimi i jashtëm Evropian dhe Josep Borrell, duhet të jenë të kujdesshëm ndaj lojërave të ndyta të Serbisë”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.