BE-ja lejon fluturimin e avionëve Boeing 737 Max

27 janar 2021 | 17:48

Bashkimi Evropian (BE) u ka dhënë autorizim fluturimi avionëve të pasagjerëve të tipit Boeing 737 Max, ndaj të cilëve kishte ndalesë qarkullimi për shkak të aksidenteve fatale.

Patrick Ky, drejtor i Agjencisë Evropiane të Sigurisë së Aviacionit (EASA), ka lëshuar për media një deklaratë me shkrim në lidhje me avionët 737 Max të prodhuesit amerikan Boeing, fluturimi i të cilëve u ndalua pas aksidenteve në vitet 2018 dhe 2019.

Ai ka theksuar se kanë vendosur që 737 Max mund të kthehet në shërbim në mënyrë të sigurt pas rishikimit të gjerë nga EASA.

ShBA-ja dhe Brazili tashmë kanë lejuar fluturimet komerciale të tipit 737 Max vitin e kaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsenali e bëri edhe një hap tjetër drejt topkatërshes, duke…