BE-ja: Londra të informojë sa më shpejt për hapat e ardhshëm

19 tetor 2019 | 20:26

Komisioni Evropian i kushtoi vëmendje të madhe votimit në parlamentin britanik për të ndaluar përkohësisht miratimin e marrëveshjes së Brexit, deklaron një zëdhënëse në Twitter, duke i bërë thirrje Londrës të tregojë se çfarë do të ndodhë më pas.

“Komisioni i kushton rëndësi të madhe votimit të sotëm në Dhomën e Komuneve, për të ashtuquajturin amendamentin Letwin, që do të thotë se vetë marrëveshja e tërheqjes nuk ishte hedhur sot për votim”, shkruan zëdhënësja, Mina Andreeva.“Do të ishte mirë që qeveria e Britania e Madhe të na informojë sa më shpejt për hapat e ardhshëm”, shtoi ajo./ATSH/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy vëllezërit E.M dhe A.M, të familjes Morina nga Qifllaku…