BE-ja mbledh samitin për Brexit

21 mars 2019 | 11:43

Liderët e Bashkimit Evropian mblidhen këtë të enjte në Bruksel në një Samit dyditor, ku çështja kryesore në tryezë do të jetë Brexit. Siç paralajmëroi më herët, kryeministrja do t’i kërkojë Brukselit një shtyrje të daljes nga BE për në 30 Qershor të këtij viti.

Përballë rezistencës së fortë të parlamentit britanik për të ratifikuar marrëveshjen aktuale, BE duket se do të pranojë ofertën e May. Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk, pohoi se një shtyrje lehtë Brexit është e mundshme, por jo pa kushte.

Afati për shkëputjen e Britanisë së Madhe nga Unioni skadon për 8 ditë, por palët mbeten ende larg një marrëveshjeje./tvklan/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se ajo do të…